Adriano: Do të kemi një sezon të shkëlqyer
Ish-sulmuesi i Flamengos, Adriano, ka thënë se ai shpreson Roma të ketë një sezon të shkëlqyer, pasi kompletoi transferimin e tij te klubi italian.
"Jam shumë i lumtur që jam në Roma. Shpresoj gjithçka të shkojë mirë. Jam i bindur se do të kemi një sezon të shkëlqyer. Jam i lumtur me mikpritjen e ngrohtë nga fansat, pasi ata ishin gjithkund nëpër qytet".
"Nuk më pëlqen të bëj premtime, por e di se duhet ta tregoj veten në fushë dhe them se do të shkojë mirë", ka thënë Adriano për Roma Channel.
Braziliani ka nënshkruar kontratë trevjeçare me klubin romak.