E Shtunë, 31 Tetor 2026

Triumfi në Afrikë i bën të pasur amerikanët

Skuadra e drejtuar nga trajneri Bob Bredli do të arkëtojë plot 20 milionë dollarë përfitime (16.7 milionë euro). Kjo është shuma më e madhe që një federatë ka vënë ndonjëherë në dispozicion të ekipit në rast suksesi në botëror. E thënë ndryshe, çdo lojtar i përfaqësueses së yjeve dhe shiritave, do të shpërblehet me 750 mijë euro.

Në vend të dytë renditet Spanja, megjithëse shteti iberik gjendet në një periudhë recensioni ekonomik. Nëse “Furia e kuqe” ngre Kupën e Botës në qiellin e Johanesburgut mbrëmjen e 11 korrikut, çdo futbollist do të fusë në xhep plot 550 mijë euro. Jo keq, po të merret parasysh fakti se triumfi në Euro 2008 u solli spanjollëve 250 mijë euro dhe se aktualisht në Spanjë papunësia ka arritur në 19 për qind.

Shuma totale që do të shkojë për spanjollët arrin në 13 milionë euro, aq sa i është premtuar edhe Kilit të teknikut Marselo Bielsa. Pas amerikanolatinëve, në listën e përfitimeve nga suksesi në Botëror, renditet Anglia e Fabio Kapelos. 10.4 milionë euro është shuma e vënë në dispozicion të “3 luanëve” (450 mijë euro për çdo futbollist).

Franca e Domenekut vijon në vendin e gjashtë, me rreth 390 mijë euro për kokë, ose 8.5 milionë euro gjithsej. Megjithëse konsiderohet si një nga pretendentët kryesorë për të fituar trofeun, kombëtarja braziliane renditet vetëm në vendin e gjashtë. Lojtarët e “Selesaos” do të futin në xhep 300 mijë euro nëse triumfojnë në Afrikën e Jugut. Gjithsej janë 7 milionë euro në dispozicion të pesë herë kampionëve të botës. Vendin e shtatë e mban Italia me 5.5 milionë euro (240 mijë euro për lojtar).

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›