E Diel, 1 Nëntor 2026

Vllaznia, futboll e këngë kundër DinamosNë ndeshjen e fundit të zhvilluar në “Loro Boriçi”, statistikat ofrojnë një fitore të bujshme 3-0 të Dinamos, por gjithnjë “pjesë e marrëveshjes” së lëshimit në gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë,

Vlaznia-Dinamo është kryesfida që mbyll javën e 17-të të Kategorisë Superiore, por dhe vitin futbollistik diellor 2008. Përballja e tyre e 122-të historike midis tyre është një ngjarje futbollistike në “Loro Boriçi”. Jo vetëm se takohen fituesja e fundit e Kupës së Shqipërisë, Vllaznia, me kampionen në fuqi e fituesen e Superkupës, Dinamon, por edhe për faktin e bukur se kryesuesit aktualë të Superligës (Vllaznia, 34 pikë) do të kenë përballë skuadrën e vendit të tretë (Dinamo, -8 pikë nga shkodranët) me të cilën do të ndeshen në çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë (takimet luhen, më 25 shkurt e 11 mars 2009).

Takimi i tyre i fundit në, që përkon me atë fazës së parë të sezonit aktual përfundoi në barazim 1-1, por në përfundimi të pjesës së parë të Kampionatit të 70-të Kombëtar, Vllaznia është me meritë kamione dimri, ndërkohë që ish-tekniku i Dinamos, tashmë i Vllaznisë, Agim Canaj synon trofeun e parë kampion si trajner në karrierën e tij, që do të thoshte dhe titulli i 10-të i Vllaznisë.

Në ndeshjen e fundit të zhvilluar në “Loro Boriçi”, statistikat ofrojnë një fitore të bujshme 3-0 të Dinamos, por gjithnjë “pjesë e marrëveshjes” së lëshimit në gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë, ku Vllaznia i fitoi të dy takimet me blutë: 4-0 në Shkodër dhe 3-0 në “Tofik Jashari”, çka i hapi rrugën edhe fitimit për herë të gjashtë të Kupës së Shqipërisë (në finale Vllaznia fitoi 2-0 me Tiranë).

Situata ka ndryshuar tashmë rrënjësisht, jo vetëm se presidenti Valter Fushaj synon trofeun e dytë personal, por se edhe një fitore e shkodranëve do ta mbante në distancë të konsiderueshme ngaj Tiranës së vendit të dytë, që nga ana e saj do të përballet në kryeqytet me Bylisin e vendit të 9-të. Gjithsesi, me një aleat të kahershëm si Dinamo, llogaritë bëhen edhe në varësi të Kupës së Shqipërisë, ku skuadra e presidentit Besnik Sulaj synon edhe trofeun e 14-të në Kupën e Shqipërisë, që i mungon praktikisht nga viti 2003.

Shkodranët e kanë parashikuar si festë përballjen me Dinamon, ndaj së cilës kanë regjistruar 33 fitore në 121 përballje (47 fitore Dinamo), madje përveç faktit se pritet një rekord shikuesish e pjesa e dytë do të luhet me drita (takimi fillon në orën 15:00, kur katër takimet e tjera të ditës së shtunë fillojnë në orën 13:30), por sipas lajmeve që vijnë nga kampi kuqeblu, një grup këngëtarësh me në krye të mirënjohurin Bujar Qamili, do ta zbukurojnë supersfidën me këngë popullore shkodrane.

Organizatorët presin të paktën 12 mijë shikues në tribunat e stadiumit të dytë më të madh në Shqipëri pas “Qemal Stafës”, teksa kanë përcaktuat edhe çmimet e biletave, ku më të shtrenjtat janë ato të tribunës qendrore kushtojnë 400 lekë, ndërsa ato përballë 300 lekë.

E Premte, 26 Dhjetor 2008  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›