E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milan, nis epoka “Leonardo”

Milano - “Jam shumë i lumtur që po filloj një aventurë të re”. Këto janë fjalët e trajnerit të ri të Milanit, Leonardo. Braziliani do të zëvendësojë Karlo Ançelotin në drejtimin e klubit më me shumë trofe ndërkombëtarë. Sipas kontratës së nënshkruar sot, Leonardo do të jetë në krye të skuadrës milaneze deri në fund të vitit 2011.

“Sot fillon një etapë e re në jetën time, -deklaron tekniku brazilian gjatë prezantimit në Milanelo. –Falënderoj përzemërsisht trajnerin Ançeloti, personi i cili më ka stimuluar më shumë të pranoj këtë sfidë. Themelet e skuadrës janë të mira, gjëja më urgjente është të rikthejmë besimin në vetvete”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›