E Shtunë, 31 Tetor 2026

Adriano denohet tre jave

Sulmuesi i Interit, Adriano eshte denuar me tre jave, pas ndeshjes se fundit ne Seria A, ndaj Sampdorias. Interi arriti dhe fitoi 1-0, fale golit te vetem qe shenoi Adriano ne kete sezon, me zikalterit. Ekipi i Jose Murinjos fitoi tre piket ne fund te ndeshjes, duke udhehequr serish kampionatin italian te futbollit. Por gjate ndeshjes, ne minuten e 40-te, Adriano eshte kapur nga kamera, duke goditur ne stomak nje prej lojtareve te Sampdorias, Gastadelo. Gjyqtari nuk e ka vene re kete moment, por gjykata sportive pas monitorimit te pamjeve filmike, denoi me tre jave brazilianin e Interit. Braziliani eshte bashkuar kohet e fundit me ekipin dhe ne ndeshjen e pare, mori nje denim te rende. Por eshte denuar nje jave, edhe trajneri i Interit, Hoze Murinjo, pasi ofendoi gjyqtarin gjate ndeshjes. Trajneri eshte pare duke komunikuar me gjyqtarin e ndeshjes.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›