E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ivanaj:Videoja qe me mbajti nje muaj nen tension

Per nje muaj rresht qe nga momenti kur eshte realizuar ai kercim ne ambiente festive te stafit te Ministrise se Shendetesise, zv/ministri Arben Ivanaj eshte ndier nen tension nga telefonatat edhe mesazhet ne celularin e tij. Kjo video e realizuar ne festen e fundvitit te organizuar nga Ministria e Shendetesise, fillimisht ka qarkulluar mes miqsh por me pas eshte shperndare kudo. "Eshte e vertete qe eshte realizuar nje video e tille, por qe nga ai moment une jam ndier i kercenuar per publikimin e saj ne media. Pothuajse cdo dite kam marre mesazhe dhe telefonata per nxjerrjen e saj" ka pohuar per gazeten "Koha Jone" zv/ministri Ivanaj. Sipas tij, pavaresisht se ndodhet me stafin, vartesit apo eproret e tij, darka ka qene private, ku cdokush mund te defrehej dhe te kenaqej. "Restoranti ne te cilin ne po festonim ishte i prenotuar dhe aty cdokush mund te bente rolin e nje klouni, plakut te Vitit te Ri apo te Vjeter. Ajo qe bera une ishte nje rol i ngjashem, thjesht per t'u argetuar. Ajo qe dua te theksoj eshte se aty ndodhej vetem stafi i Ministrise dhe jo persona te tjere, te cilet mund te ishin te pranishem ne ate restorant" ka theksuar Ivanaj. Sipas tij, edhe prania e eprores, pra ministres se Shendetesise nuk perbente problem pasi jane kolege dhe miq qe prej 18 vjetesh. "Kjo qe me eshte bere, eshte nje vjedhje e imazhit, por une nuk kam mentalitetin qe nje person te paragjykohet per jeten e tij private, pavaresisht se eshte njeri publik" ka theksuar Ivanaj.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›