Milani, Bekam duhet te mbetet kuqezi
David Bekam mund te qendroje te Milani. Kane filluar bisedimet per te realizuar qendrimin e lojtarit, deri ne fund te kampionatit. "Pas marsit gjithcka eshte e mundur", eshte shprehur Leandro Kantamesa, drejtues i klubit te Milanit. Bekam me pare duhet te flase me drejtuesit e "Los Anxhelos Galakasi" per te arritur me ta nje marreveshje te pare. Leja e lojtari skadon me 8 mars, kur edhe merkatoja e kampionatit italian ne kete kohe eshte e mbyllur. Sipas kontrates me Galaksi, me 2 tetor lojtari pritet te jete i lire ne merkato. Keshtu, Milani eshte duke pare nje mundesi, qe te mos paguaje me para per te blere kartonin e tij, ne SHBA. Devid Bekam shenoi golin e pare ne ndeshjen e fundit te Milanit dhe deri tani ka bere nje paraqitje te pelqyeshme per ekipin e tij.