E Shtunë, 31 Tetor 2026

Adriano dëshiron të rikthehet në Itali

Pas disa muajsh të kaluar në Brazil, Adriano e ka shprehur dëshirën e tij të rikthehet në Serie A italiane. Ish sulmuesi brazilian i Inter, i intervistuar për SkyTg24, ka pranuar se kishte ofertë të rikthehej në Itali, por që një gjë të tillë mendon ta bëjë dikur më vonë.

“Po, kam biseduar me Romën, por në këtë moment po mendoj vetëm për Flamengon dhe Botërorin. Më pas, dëshiroj të rikthehem në Itali. Natyrisht, Roma një qytet i madh dhe ka skuadër të madhe. Do më pëlqente të luaja me Tottin”, tha sulmuesi brazilian.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›