Hiddink, selektor i Turqisë

Tashmë është zyrtare: nga muaji gusht, Guus Hiddink do të jetë selektor i ri i Kombëtares së Turqisë.
Pas shkrimeve të njëpasnjëshme të mediave, ka arritur edhe konfirmimi nga ana e Federatës turke të futbollit, e cila të martën mbrëma, në Amsterdam e ka arritur një marrëveshje me trajnerin holandez, i cili ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2012, me mundësi vazhdimi për dy vjet të tjera.
Nga viti 2006, Hiddink është selektor i Rusisë, por e kishte konfirmuar largimin e tij më parë.