E Shtunë, 31 Tetor 2026

Adriano, e dashura e çon te ÇelsiEdhe brazilianët e Flamengos janë pole posititon për sulmuesin e Interit

E ardhmja e Adrianos është në Brazil dhe Interi ka filluar të mendojë edhe alternativat zëvendësuese: Drogba, Akuafreska dhe Ibiseviç. Nuk mjaftuan fjalët e presidentit të Flamengos, Marcio Braga, për të dekurajuar tifozët e klubit të njohur brazilian, por ka folur edhe ish-e fejuara e tij, Zhoana Mashado: “Besoj se do të shkojë te Çelsi, por që nga nuk mund të luajë në Ligën e Kampioneve, kështu që është më e lehtë të shkojë te Flamengo”. Në fakt, alternativat duken të besueshme, pasi prej kohësh është folur për një këmbim Adriano-Drogba, plus kartonit të Manikes. Gjithsesi, edhe pista “Flamengo” duket e mundshme.

E DASHURA – Zhoana foli edhe për marrëdhëniet e tyre që zgjatën vetëm një vit e gjysmë, si dhe për tatuazhin me emrin “Adriano” të bërë në ijën e djathtë. “Përse e bëra? Sepse është njeriu i jetës sime, është gjithçka për mua. Është e vërtetë që jemi ndarë dy-tri herë, por tani jemi riparë javën e kaluar në Rio dhe gjithçka është në rregull. Përse grindeshim? Kur isha në Milano ndodhi gjithçka për fajin tim, pasi në Brazil kam dy fëmijë”.

FLAMENGO -  Më pak besues është presidenti i Flamengos: “Është vërtet e vështirë që të vijë te ne”, - tha Braga, - “pasi Gilmar Rinaldi (menaxheri i Adrianos) ka folur në telefon me zëvendësin tim Kleber Leite, tw cilit i ka thënë që do të shkojë në Itali vetëm në janarin e ardhshëm”. Ndërkohë, koha kalon. Tratativa duket e komplikuar dhe rrezikon të mbetet një ëndërr, edhe pse na duhet të shpenzojmë gati një milion euro në muaj e duhet ta reduktojmë këtë shifër”.

E Enjte, 25 Dhjetor 2008  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›