Adriano, gjobitet me 150 mijë euro
Duket se sërish nuk ka marrë vesh, edhe pse sapo është rikthyer pas një përjashtimi të përkohshëm. Bëhet fjalë për brazilianin Adriano të Interit, i cili është gjobitur me 150 mijë euro, që i bie përafërsisht 30% e rrogës së tij mujore. Gjithçka ndodhi pas ardhjes së tij me vonesë në grumbullimin e skuadrës. Po ashtu, ai ka pasur edhe një takim kokë më kokë me Murinjon.