E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jahmir Hyka kërkon të qëndrojë në Gjermani

Huazimi i talentit shqiptar, Jahmir Hyka nga skuadra e Maincit në drejtim të një tjetër skuadre, tashmë është i sigurt. Por edhe pse është diskutuar prej shumë kohësh për këtë, ende për momentin nuk është përcaktuar se cili do të jetë destinacioni i tij. Edhe në këto ditë të para të janarit 2009, emri i Hykës ka qenë ndër më të lakuarit e Maincit në shtypin gjerman. Sipas tyre, "dribluesi 20-vjeçar shqiptar tashmë duhet të bëjë llogaritë në një tjetër klub për pjesën e mbetur të sezonit, për shkak se te skuadra aktuale nuk po gjen hapësirë. Por Hyka gjithsesi nuk preferon të huazohet në një kampionat tjetër, pasi do të dëshironte që të qëndronte në Gjermani". Ndërkohë që talenti shqiptar vazhdon të stërvitet ende në radhët e Maincit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›