Jashtë fushës, një dashuri e re për Lorik Canën
Sipas të gjitha gjasave, Lorik Cana ka filluar një lidhje intime me modelen e njohur kosovare, Zana Krasniqi. Kjo është zbuluar nga faqja personale e "show girl" në sajtin elektronik "Facebook", ku në ditët e para të janarit statusi i saj është ndryshuar nga "beqare" në "në një lidhje". Fotoja e parë e Zana Krasniqit është ajo me mesfushorin e Kombëtares shqiptare, Lorik Cana. Në fund të vitit 2008, kapiteni i Olimpik Marsejës është shpallur "lojtari më seksi në Francë". Megjithatë, më shumë bujë në vendin transalpin ka bërë lidhja e 25-vjeçarit me ish-aktoren porno, Klara Morgan. Deri pak kohë më parë, lidhja e tyre dukej se ecte më së miri, pavarësisht të kaluarës së Morgan dhe diferencës në moshë (ajo ishte dy vjet më e madhe se Cana).