E Shtunë, 31 Tetor 2026

Igli Tare: Merkato? Vetëm do të shesim

Shqiptari Igli Tare flet për merkaton e Lacios: "Jemi të gjithë të kënaqur për grupin e lojtarëve që kemi në dispozicion. Nuk na mungon kualiteti". Pra, ai lë të kuptohet se nuk do të ketë blerje, por merkato rezervon gjithmonë ndonjë surprizë të momentit të fundit. Edhe Tare nuk e përjashton këtë mundësi. "Në vazhdimësi, të paktën deri në momentin që do të na jepet një mundësi vërtet interesante për të përmirësuar grupin, mund t‘ju them se ne do marrim pjesë në merkato vetëm në lidhje me lojtarët që do të nxjerrim në shtije". Tare përgënjeshtron zërat se Roki mund të përdoret në alternativë shkëmbimi për ndonjë lojtar tjetër. Nuk është e vërtetë. Roki është kapiteni ynë dhe është një lojtar i rëndësishëm i skuadrës. Nuk e kemi vënë kurrë në diskutim këtë".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›