E Shtunë, 31 Tetor 2026

Adriano kërkonfalje: Gjithnjë ibëj keq vetes

ITALI- Adriano duket gjithnjë e më pranë një divorci përfundimtar me Romën, pasi klubi vendosi të ndërmarrë sanksione për shkak të mungesës së brazilianit në vizitat mjekësore në Trigoria ditën e diel. “Dëgjoj që po flitet për prishje kontrate, ka një polemikë, por nuk e di. Unë jam këtu, i gatshëm për gjithçka, - deklaroi Adriano. – Gabova që nuk shkova të dileën në Trigoria për vizitat, por nuk më pëlqen ta bëj një çështje gjithë këtë”. Braziliani ka bërë gabimin e radhës në karrierën e tij, por nuk kërkon të mendojë se e ardhmja e tij është e errët, pas shumë gjërave që janë thënë këto dy ditë në Itali. “Unë kontrollin e bëra vetë, por të dielën nuk shkova se isha i inatosur. U kërkoj falje të gjithëve, tifozëve dhe klubit”, tha Adriano.
(m.a/A.Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›