Alves, optimist për kontratë

Nga Express më 01 mars 2011 në ora 17:06
Dani Alves ka kontratë me Barcelonën deri në qershor të vitit 2012, por mbrojtësi i djathtë nuk e ka gjetur ende gjuhën e përbashkët për vazhdimin e kontratës. Sidoqoftë, përfaqësuesi brazilian duket optimist.
“Besoj se do të arrijmë në një zgjidhje e cila do t’u shkonte për shtati të dyja palëve. Nëse kjo nuk ndodh, nuk është problem. Ky është futbolli, jeta vazhdon. Nuk do t’i shkul flokët nëse klubi më thotë se nuk e meritoj rinovimin e kontratës”, tha Dani Alves.