E Diel, 1 Nëntor 2026

Bosnje, pavarësiafestohet vetëm nënë pjesë të vendit

SARAJEVË- Rreth 19 vjet pas referendumit për shkëputjen e Bosnje-Hercegovinës nga ish-Jugosllavia, pavarësia u festua sot vetëm në entitetin kroato-mysliman, një nga dy entitetet e vendit, ndërkohë që zyrtarët serbë konfirmuan se kjo datë nuk do të bëhet kurrë objekt i një konsensusi.

Një ceremoni zyrtare në kujtim të gjithë luftëtarëve që dhanë jetën për vendin u organizua në Sarajevë. Anëtari kroat i presidencës kolegjiale boshnjake, Zeljko Komsic dhe zyrtarë të tjerë politikë vendosën tufa me lule para një memoriali.

Më 29 shkurt dhe 1 mars, kroatët dhe myslimanët e Bosnjes u shprehën në mbështetje të pavarësisë së Bosnje-Hercegovinës gjatë një referendumi, bojkotuar nga serbët që përbëjnë rreth 31 për qind të popullsisë së Bosnjes. ''Po''-ja u sigurua me pothuajse 93 për qind të votave, por serbët vazhdojnë të shprehen se referendumi ishte i paligjshëm.

Shpallja e pavarësisë së Bosnje-Hercegovinës u ndoq nga një konflikt ndërkomunitar (1992-95), ku si pasojë humbën jetën 100 000 persona.

"Të thuash që ju respektoni dhe njihni shtetin në të cilin jetoni, pa festuar festën e pavarësisë së tij është jashtë çdo logjike'', deklaroi sot Komsic, cituar nga agjencia e lajmeve ''Fena'' duke iu referuar komunitetit serb.

Marrëveshja për paqe e Dejtonit i dha fund konfliktit dhe vendosi ndarjen e Bosnje-Hercegovinës në dy entitete, serbe dhe kroato-myslimane, me një autonomi të gjërë dhe rilidhur mes tyre nga institucione të dobëta qendrore.

''Për serbët, 1 marsi është një datë që ka sjellë shumë fatkeqësi, luftë, mijëra viktima dhe ndarje'', deklaroi një deputet serb në Parlamentin qendror boshnjak, Slavko Jovicic, cituar nga agjencia e lajmeve ''Srna''.

"Edhe pse ekziston vetëm një serb në institucionet qendrore të Bosnjes, kjo festë nuk do të jetë dhe as nuk mund të jetë një festë shtetërore'', theksoi Jovicic. Anëtari serb i presidencës boshnjake dhe presidenti i saj në detyrë, Nebojsa Radmanovic nuk do të marrë pjesë në një pritje zyrtare që do të organizojë sot në mbrëmje Komsic dhe anëtari mysliman i presidencës, Bakir Izetbegovic.
(m.a/ata/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›