E Shtunë, 31 Tetor 2026

Chelsea tregon kush është kampioni

Skuadra e Chelseat ka arritur të përmbysë avantazhin e Manchester Unitedit për të shënuar fitore prej 2-1 në derbin e të martës mbrëma të zhvilluar në Stamford Bridge.

Mysafirët e hapën ndeshjen përmes Wayne Rooneyt, i cili pranoi një top nga Nani, dhe nga një distancë prej afro 23 metrash e mposhti portierin Cech (29’).

Edhe Blutë i patën rastet e tyre gjatë 45 minutave të para, mirëpo porta e Van der Sar mbeti e paprekur, kështu që me epërsi minimale të Djajve të Kuq u mbyll pjesa e parë.

Chelsea barazoi rezultatin në pjesën e dytë përmes transferit të ri David Luiz, i cili pas krosimit të Essien dhe pas pasimit me kokë të Ivanovic, shënoi për rezultatin 1-1 (54’).

Ndërhyrjen e gabuar ndaj Yury Zhirkov, arbitri e dënoi me penallti, ndërsa Frank Lampard kaloi Chelsean në epërsi nga pika e bardhë (79’) dhe ky rezultoi të ishte goli i fitores.

Pas kësaj fitoreje, Chelsea ngjitet në pozitën e katërt me një pikë më shumë se Tottenham Hotspur.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›