E Shtunë, 31 Tetor 2026

Adriano në vend të Tonit

Në rast se Roma nuk e vazhdon bashkëpunimin me Luca Tonin, atëherë alternativë serioze mbetet sulmuesi brazilian i Flamengos, Adriano, i cili e ka ndërmend të rikthehet në Evropë.

“Roma? Mendoj se Adriano do të rikthehet në Evropë. Ka mundësi që këtë ta bëjë në Itali. Por, për momentin është i koncentruar në të tetën e finales në Libertadores kundër Corinthians. Më kanë thirrur shumë klube nga Evropa. Mund të them se kisha kontakte me Panathinaikos dhe me tri klube gjermane”, ka thënë për ueb faqen italiane calciomercato.it menaxheri i Adrianos, Gilmar Rinaldi.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›