E Shtunë, 31 Tetor 2026

Superliga, kërkohet ndryshimi i formatit

Tolerimet dhe paracaktimet e rezultateve qe ben te pavertete fazen e trete te Superliges i kane vene nje pikepyetje te madhe skemes se kampionatit shqiptar te futbollit. Te gjithe aktoret e ketij sporti ne vend tani jane ne nje mendje, qe ky format te ndryshoje duke filluar nga sezoni I ardhshem. Ne nje speciale te sportiti shqiptar shumica e presidenteve dhe trajnereve te skuadrave qe marrin pjese ne kampionatin elitar te futbollit e kane cilesuar si te deshtuar skemen e gares, fakt ky qe eshte denoncuar edhe ne studion e “Skaner Kampionat” ne Alsat.

"Eshte nje skeme qe eshte importuar nga Kroacia, nuk eshte importuar nga nje shtet tjeter, dhe nuk ka funksionuar sic duhet, nuk i ka sherbyer futbollit, skuadrave. I ka detyruar skuadrave te bejne kete qe ben ne kete ecuri te fazes se trete", thote Hasan Lika, trajner i Apolonise.

"Ky kampionat ka deshtuar, dhe e para qe deshton eshte vete skema. Do te kisha nje propozim qe ne te kemi dhe me shume skuadra dhe kategoria e pare dhe kategoria e dyte dhe superliga", shprehet Edmond Gezdari, specialist futbolli. Skemen e Superliges mund ta ndryshoje vetem Komiteti Ekzekutiv i Federates Shqiptare te Futbollit.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›