E Shtunë, 31 Tetor 2026

Adriano titullar ndaj Kilit

Adriano titullar në ndeshjen kundër Kilit? Karlos Dunga po e mendon. “Perandori”, i rilindur pas kalimit në kampionatin brazilian, ishte protagonisti kryesor i miqësores që verdheblutë luajtën kundër skuadrës së të rinjve të Bahias, duke shënuar golin e barazimit 1-1 për ekipin e tij.

Tekniku i kombëtares brazilizne, duke u nisur edhe nga fakti që tashmë “Seleçao” e ka siguruar kualifikimin për në Kupën e Botës, ka shumë mundësi që t’i japë Adrianos edhe një tjetër mundësi.

Për sfidën kundër Kilit, që do të luhet ditën e mërkurë, Dunga, i cili duhet të bëjë pa të dëmtuarin Robinjo dhe të skualifikuarit Kaka, Lusio, Ramirez dhe Luis Fabiano, ka grumbulluar mbrojtësin e San Paolos, Andre Dias, qendërmesfushorët e Palmeirasit, Diego Souza dhe Kleiton Havier si dhe sulmuesin e Atletiko Mineiros, Diego Tardeli.

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›