E Shtunë, 31 Tetor 2026

Adriano zgjedh Rion

Sulmuesi i Flamengos, Adriano nuk do të largohet nga Brazili për t’u kthyer në Evropë, pasi preferon t’i qëndrojë besnik klubit të tij dhe familjes në Rio de Janeiro.

Ylli brazilian është ringjallur në Flamengo pas largimit nga Inter sezonin e kaluar dhe nuk ka ndërmend të braktisë Flamengon.

“Kam marrë shumë oferta, por paratë nuk më bindin për t’u larguar. Nuk ka asnjë kontratë, të cilën do ta shkëmbeja për dashurinë e këtyre njerëzve”, tha Adriano.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›