E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bellamy mbetet në Man City

Craig Bellamy ka mohuar spekulimet rreth të ardhmes së tij në Manchester City, duke konfirmuar vendosmërinë e tij ndaj klubit.

Sulmuesi thuhej se është i pakënaqur në klub, pas shkarkimit të menaxherit Mark Hughes dhe emërimit të Roberto Mancinit. Por, ai ka insistuar se ndihet pjesë e ekipit.

“Dua të mbetem dhe do të mbetem këtu. Jam i përqendruar në klub. I di synimet e klubit dhe dua të jem pjesë e planit për të ardhmen”, deklaroi Bellamy për Daily Mirror.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›