Real Madrid mendon për Alvesin

Real Madrid është i interesuar për mbrojtësin e Portos, Bruno Alves. E përditshmja portugeze A Bola ka njoftuar të hënën se gjiganti madrilen kërkon Alvesin, pas lëndimit të qendërmbrojtësit Pepe, i cili do të mungojë në vazhdim të sezonit.
Mirëpo, presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, duhet të hapë kuletën për të transferuar Alvesin, të cilin Porto e vlerëson në 25 milionë funta. Alves ka treguar formë të mirë gjatë këtij sezoni për Porton dhe Kombëtaren e Portugalisë.