E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mancini e dëshiron Balotellin

Menaxheri i ri i Manchester Cityt, Roberto Mancini, dëshiron të transferojë sulmuesin e Interit, Mario Balotelli.

E përditshmja sportive italiane Tuttosport ka njoftuar të hënën se Mancini është i gatshëm të paraqesë ofertë për Balotellin, derisa Inter pret ardhjen e sulmuesit maqedonas Goran Pandev.

Mancini ka punuar me Balotellin gjatë katër viteve të qëndrimit në Inter dhe dëshiron ta sjellë në Eastlands, pasi sulmuesi do të ketë mundësi të kufizuara për lojë pas ardhjes së Pandevit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›