Adriatik Llalla në krye të Prokurorisë, pritet sot dekreti i Nishanit
Tiranë- Kreu i ILDKP-(Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive) me gjasë do të jetë Prokurori i ri i Përgjithshëm i Republikës.
Burime nga Presidenca bëjnë të ditur se Adriatik Llalla, është i përzgjedhuri i mazhorancës për të drejtuar organin ne akuzës dhe Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, pritet ta dekretojë sot në mesditë emrin e tij për tia kaluar kuvendit për votim.
Llalla ka qenë një nga drejtuesit e ILDKP që ka bërë më shuma padi në prokurori ndaj zyrtarëve të lartë që nuk deklaronin pasurinë apo që kishin mashtruar me daklarimet e tyre. Ai gjithashtu ka qenë shpesh kritik ndaj këtij organi për mos hetimin e këtyre rasteve.
Na ndiqni në: @GazetaIdea në Twitter/Gazeta Idea (Faqja Zyrtare) në Facebook
Ndani me ne komentet tuaja: