Konfindustria: Te hiqet kufiri i borxhit publik
Konfederata e Industrive ne Shqiperi (Konfindustria), ka vleresuar si mjaft pozitiv propozimin e qeverise per heqjen e kufirit te borxhit publik. Ne nje deklarate per mediat, Administratori i Pergjithshem i Konfindustria Gjergj Buxhuku shprehet se kjo mase do te sjelle me shume para ne treg dhe do te ndihmoje biznesin. Qeveria ka propozuar heqjen e kufirit prej 60 perqind te Prodhimit te Brendshem Bruto per borxhin publik, mase kjo qe eshte kundershtuar nga perfaqesues te opozites. "Konfindustria, duke vleresuar gjendjen e veshtire te ekonomise shqiptare kryesisht te sektorit te industrise si pasoje e mungeses se zgjatur te likuiditetit ne treg, mbeshtet ne parim propozimin e tejkalimit te kufirit prej 60% per vitin buxhetor 2013", tha Buxhuku. Administratori i Konfindustria, shton se nje mase e tille eshte e nevojshme per financimin e bizneseve dhe pasjen e likuiditetit ne treg. Ai shton se nga ana e bankave mungon likuiditeti per bizneset. "Konfindustria vlereson, se eshte domosdoshmeri te arrihet nje nivel i caktuar i shpenzimeve buxhetore ne kushtet kur financimi i ekonomise nga sektori bankar eshte ne shifrat me te uleta historike si dhe biznesi po ndeshet me renie te vazhduar te treguesit te konsumit te brendshem, per arsye objektive dhe psikologjike", shprehet Buxhuku. Po ashtu, Administratori i Konfindustria shton, se duhen marre masa nga ana e institucioneve dhe per situaten energjetike dhe problemet qe ka CEZ Shperndarje sh.a. Sipas tij, situata energjetike nuk duhet te ndikoje ne punen bizneseve. "Konfindustria i ka kerkuar njekohesisht ekzekutivit, qe te marre te gjitha masat per garantimin e energjise elektrike si dhe te sqaroje biznesin dhe qytetaret shqiptare per pergatitjen e te gjitha varianteve te menaxhimit te operatorit te shperndarjes, pavaresisht ecurise se perballjes ligjore se CEZ shperndarje sh.a me ERE/Entin Rregullator te Energjise", tha Buxhuku. Ai shton se "domosdoshmeria e sigurimit te nje niveli te arsyeshem te shpenzimeve buxhetore shtohet, nese kihet parasysh se vendi rrezikon seriozisht krizen energjetike, jo vetem per arsye te kushteve te motit, por para se gjithash per problematiken e perballjes se ekzekutivit dhe CEZ Shperndarje sh.a si kompania monopol e shperndarjes se energjise elektrike ne vend". Nderkaq, Buxhuku shprehet se buxheti i vitit 2013 duhet te marre parasysh dhe situaten ne te cilen ndodhet aktualisht vendi. Ai shpreh se te ardhurat e planifikuara nuk jane realizuar ne masen e duhur dhe per pasoje, buxheti duhet pare si nje buxhet emergjence. "Konfindustria vlereson se buxheti i vitit 2013 duhet menduar si buxhet emergjence duke pare uljen e ndjeshme te rendimentit fiskal te ekonomise vendore gjate vitit 2011 te shprehur qarte ne uljen prej pothuaj te 165 milion $ te te ardhurave te planifikuara vetem ne 10 mujorin e pare te vitit financiar ne vazhdim", tha Buxhuku.