E Diel, 1 Nëntor 2026

Haradinaj: S'eshte koha per zgjedhje, do te bashkepunoj me Thacin

Kryetari i Aleancen per Ardhmerine e Kosoves (AAK) Ramush Haradinaj, deklaron se eshte i gatshem te bashkepunoje me kryeministrin Hashim Thaci. Ne nje prononcim dhene per mediat ne Kosove, kreu i AKK-se shprehet se partite politike ne vend nuk jane te gatshme per zgjedhje te parakohshme. "Nuk jane diskutuar detaje, por une jam i gatshem qe te bashkepunoj me z.Thaci", tha Haradinaj ne nje interviste per RTK-ne. Ai ka theksuar se kushti i vetem eshte dhenia e mundesise per te kontribuar per vendin. Lidhur me zgjedhjet, Haradinaj ka shtuar se nuk mund te fillohet nje fushate elektorale, pa ndryshuar me pare, Kodin Zgjedhor. "I njoh sfidat me te cilat perballet qeveria si dhe sfidat e saj te brendshme, por nuk mund te shkojme ne zgjedhje pa pergatitur ofertat tona dhe pa bere reformen zgjedhore", tha kreu i AAK-se. Pas marrjes se pafajesise nga Gjykata e Hages, Kryeministri i Kosoves Haxhim Thaci ka pershendetur kthimin e Haradinaj ne vend dhe ne jeten politike. Me pare mes dy krereve te partive, ka patur kritika, qe lidheshin me drejtimin e vendit dhe me koalicionet. Aktualisht AAK ka 12 deputete ne legjislaturen e Kuvendit te Kosove. Nder te tjera Haradinaj tha se AAK-ja, ka analizuar dhe kishte vendosur drejt, te hynte ne procesin e bisedimeve per normalizim te marredhenieve me Serbine. Gjate diteve te fundit, Haradinaj ka zhvilluar nje sere takimesh me drejtues te partive politike ne vend, si dhe ka leshuar sinjale bashkepunimi me faktoret vendimmarres ne Kosove. Nder te tjera ai ka vizituat dhe perfaqesues te pakicave ne Kosove duke kerkuar me shume bashkepunim per integrimin e vendit. Ndersa per klasen politike, ne daljet publike Haradinaj ka thene se ai do te jete nje aleat me shume per sfidat qe ka vendi. Gjate takimit te zhvilluar ne Gllogjan, Haradinaj tha se "Ish komandanti i UCK-se per Dukagjinin tuaj, ka thene se iu ka premtuar udheheqesve te institucioneve, atyre lokale e te shoqerise civile dhe se me kthimin e tij nga Haga tash ata kane nje koleg me shume ne punet e metejme. "Nuk duam qe te lejojme qe te shkojne kah demet per vendin, por duam qe te punojme dhe t'i sjellim vendit suksese dhe fitore", eshte shprehur Haradinaj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›