Ekzekutimi i dy vëllezërve biznesmenë në Tiranë, hetim për borxhin 200 mijë USD

Iglend dhe Sokol Haxhialiu, dy vëllezërit e vrarë dy ditë më parë në Tiranë.
Ekzekutimi i Iglend e Sokol Haxhialiut në makinë, Policia: I riu nga Kruja u qëlloi për borxhin.
Tiranë, i dyshuari në kërkim Eduart Kurti, lirohet Ardjan Ndreka.
Dy vëllezërit e vrarë, pronarë të disa bizneseve në Tiranë dhe Vlorë.
Viktimat po shkonin në Berat, kur autori hipi në makinë me ta.
Identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar për vrasjen e dy vëllezërve nga Berati, Sokol (Nikola) dhe Iglend Haxhialiu, të cilët u qëlluan me armë mbrëmjen e së shtunës në Tiranë. Personi që u ndalua pas ngjarjes si i dyshuar për krimin, shtetasi Ardjan Ndreka, është lënë i lirë, pasi ka rezultuar që nuk ka asnjë lidhje me ngjarjen. Burime nga grupi hetimor i ngjarjes kanë thënë se autor i dyshuar i vrasjes së dyfishtë është shtetasi Eduart Kurti, 37 vjeç, me të cilin Policia ka nisur negociatat për t’u vetëdorëzuar. Nga hetimet e kryera pas vrasjes së vëllezërve, 44 dhe 41-vjeçar, ka rezultuar se krimi ka lidhje me një borxh prej 200 mijë dollarësh, që autori i dyshuar ua kishte dhënë një vit më parë, në mënyrë që ata t’ia kthenin bashkë me interesat. Sipas grupit hetimor, mes vëllezërve Haxhialiu dhe Eduart Kurtit ishte nënshkruar edhe një kontratë, në mënyrë private e panoterizuar, që ata t’i kthenin shumën e parave të marra borxh, me një interes shtesë prej 5 për qind të shumës së dhënë.

Pallati ku banonin dy vëllezërit

Iglend dhe Sokol Haxhialiu, dy vëllezërit e vrarë dy ditë më parë në Tiranë.

Makina ku mbetën të vrarë vëllezërit.
(Artikullin e plotë e lexoni në numrin e sotëm të gazetës Panorama)