E Shtunë, 31 Tetor 2026

Adriatik Llalla prezantohet ne postin e Prokurorit te Pergjithshem

E emocionuar dhe me një prezantim të shkurtër kryeprokurorja Ina Rama i ka dorëzuar detyrën Prokurorit të ri të Përgjithshëm Adriatik Llalla, në një ceremoni risi, siç e quajti ajo kalimin e kësaj detyre.

Duke kujtuar emocionet e fillimit të punës së saj në këtë detyrë, Ina Rama ka falënderuar kolegët për bashkëpunimin dhe uroi që standardet e arritura nga ky institucion në drejtimin e saj të vijojnë edhe nga Zoti Llalla.

“Ka qene një privilegj të punoja me disa prej jush. Ka qenë një shkollë të punoja me disa të tjerë. Besoj që jo vetëm ju, por gjithë prokurorët kanë treguar përgjegjshmëri në gjithë kohën kur unë kam drejtuar prokurorinë. Kemi arritur standarde që janë për t’u vleresuar. Uroj që prokuroria të vazhdojë të mbetet një institucion i pavarur”- u shpreh kryeprokurorja në largim.

Nga ana e tij kryeprokurori Adriatik Llalla në fjalën e tij shprehu prioritetet e tij në drejtimin e këtij institucioni, ku theksoi se do të motivojë punonjësit e përkushtuar dhe se do të udhëhiqet në vendimet e tij nga paanshmëria dhe drejtësia, duke garantuar që prokuroria të ketë standardet e parashikuar në ligj.

“Gjate mandatit tim do të kem prioritet të motivoj ata prokurorë që përballen me krimin e korrupsionin, por edhe më tej duke marrë vendime të drejta të paanshme, përfshi edhe ato politike. Siguroj se do të jem garant i motivimit të atyre punonjësve si dhe të përfaqësoj në mënyrë dinjitoze akuzën, siç parashikohet në ligjet dhe kushtetutën”- nënvizoi Llalla.

Adriatik Llalla u dekretua nga presidenti i republikës Bujar Nishani për postin e kryeprokurorit dhe miratua më 7 dhjetor në kuvend.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›