E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pogradec shembet nga shirat Ura ne Golik

Reshjet e shumta të këtyre ditëve kanë krijuar mjaft probleme. Ura në Golik që lidh Librazhdin me zonën e Mokrës në Pogradec dhe komunat e Proptishtit dhe Velçanit është shembur.

Shtimi i furishëm i lumit të Katjelit ka shkatërruar një pjesë të Urës, e ndërtuar në 1950.
Nën kujdesin dhe monitorimin e drejtorisë së përgjithshme të Rrugëve të Pogradecit qarkullimi i automjeteve në këtë zonë nuk është ndalur për asnjë moment.
Deputeti i zonës Fatbardh Kadilli, ka mbërritur në vend sapo ka marrë njoftimin, duke ndjekur nga afër situatën.

Probleme nga shirat janë shkaktuar edhe në vendin e quajtur Vërri të Komunës së Proptishtit.

Këtu ka patur shembje të rrugës për shkak të ujërave nëntokësorë që herë pas herë rrëzonin masa të mëdha dherash. Kjo fadromë e stacionuar në këtë vend kanë bërë që rruga të jetë e kalueshme

Sipas drejtorit Dikollari zhvillimi i aktiviteteve në këtë zonë nuk do të ketë probleme. Qarkullimi do të jetë i hapur në çdo moment, pavarësisht parashikimeve për një dimër të egër.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›