Gjykata rrezon kerkesen e Viktor Gushit
Supërgabitësi Viktor Gushi rrezikon dënimin me burgim të përjetshëm për vrasjen e arkëtares Leonora Kaloçi dhe argjendarit Rrapo Sinanaj. Gjykata e Tiranës ka refuzuar gjykimin e shkurtuar për Gushin duke vendosur që supergrabitësi ti nënshtrohet një gjykimi të zakonshëm. Trupi gjykues i kryesuar nga Altin Abdiu ka vendosur të rrëzojë kërkesën e Gushit pasi sipas trupit gjykues nuk i plotëson kushtet e gjykimit të shkurtuar. Një muaj më parë prokurorja Lindita Ziguri i kërkoi gjykatës të refuzonte gjykimin e shkurtuar pasi në këtë mënyrë suergrabitësi do të përfitonte uljen e 1/3 së dënimit duke shmangur kështu dënimin maksimal. Viktor gushi akuzohet për vjedhje me pasojë vdekjen “ 2 herë,” vjedhje me armë” 8 herë, “vjedhje me armë” e mbetur në tentativë 5 herë, “plagosje e rëndë me dashje” 3 herë dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake vepra për të cilat rrezikon dënimin me burgim të përjetshëm.