E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aeroplani Solar Inpulse nis fluturimin e parë

ZVICËR- Aeroplani Solar Inpulse ka zhvilluar fluturimin e parë ndërkombëtar Zvicer-France-Luksenburg-Belgjikë, duke shënuar një arritje të madhe shkencore.

Ky aeroplan me dy pilot, që furnizohet nga energjia diellore përmes paneleve të vendosura në krahët e tij 61 metra të gjatë, zhvilloi një fluturim që zgjati për afro 26 orë.

“Ky është një projekt që pritet të sjellë revolucion sa i përket shkencës për mjetet fluturuese, konsiderojmë se me përmirësimet e duhura kjo do të jetë e ardhmja e avionëve”, - është shprehur kapiten Bertrand Piccard dhe Andre Borschberg.

Ky është testi i dytë që realizohet me sukses pas atij të vitit 2010, ku një prototip i ngjashëm fluturoi për rreth 20 orë me enegjinë diellore.
(e.m/tg/BalkanWeb)

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›