E Diel, 1 Nëntor 2026

Dhuna në stadiumine Vlorës, ndalohen15 tifozë

VLORE- 15 persona janë shoqëruar nga policia e Vlorës pasi dyshohet se janë pjesëmarrës në ngjarjet e mbrëmjes të së hënës, kur dhjetra tifozë të Flamurtarit ushtruan dhunë ndaj lojtarëve të skuadrës së futbollit "Skënderbeut" dhe stafit teknik, menjëherë pas takimit mes këtyre dy skuadrave.

Policia informon se ndeshja e zhvilluar dje në orën 16:00, ndërmjet ekipeve të Flamurtarit dhe Skënderbeut ka nisur me tension nga tifozët e Flamurtarit që në fillim të saj.

Në përfundim të ndeshjes tifoza të shumtë të Flamurtarit kanë shkulur pothuajse gjithë stolat e tribunës së Stadiumit dhe i kanë hedhur ato në drejtim të bankinave dhe fushës duke penguar lojtarët të futen në dhomat e zhveshjes. Hyrja e sportistëve në fushë ishte bërë e mundur vetëm falë shoqërimit të punonjësve të policisë.

Më vonë tifozët janë grumbulluar në sheshin para stadiumit duke bllokuar edhe daljen e lojtarëve që të largoheshin nga stadiumi. Gjithashtu tifozët kanë bllokuar qarkullimin e automjeteve në sheshin para stadiumit dhe aksin rrugor Skelë–Vlorë, si dhe kanë vijuar të hedhin shishe plastike dhe sende të tjera të forta, në drejtim të hyrjes kryesore të stadiumit duke mos ju bindur thirrjes së punonjësve të policisë së rendit publik, për tu larguar. Situata e tensionuar ka vazhduar për gati 2 orë.

Personat e shoqëruar do të jenë në hetim për “Shkatërrim i pronës” dhe “Prishja e qetësisë publike” parashikuar nga nenet
150 dhe 274 të Kodit Penal dhe dosja I ka kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë.

Policia informon se në lidhje me këtë ngjarje Komisariati i Policisë Vlorë ka identifikuar edhe persona të tjerë të cilët pritet të shoqërohen dhe të vihen përpara përgjegjësisë ligjore.
(s.g/BalkanWeb) Lidhje te tjera FOTO: Flamurtari mund Skënderbeun, gurë dhe tension në stadium

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›