Aeroportet mblidhen shefat e policise dhe SHISH

U zhvillua dje mbledhja e parë e Komitetit Kombëtar të Sigurisë së Aviacionit Civil (KKSAC), e drejtuar nga drejtori i Aviacionit Civil, Ervin Mazniku.
Të pranishëm në takim ishin krerë nga institucionet e sigurisë së vendit dhe ruajtjes së rendit publik, si SHISH dhe Policia e Shtetit, apo edhe të kontrollit doganor, postar etj.
Sipas gazetës "Shqip", Diskutimet u përqendruan në qëllimin e krijimit të Komitetit Kombëtar të Sigurisë së Aviacionit Civil, detyrat dhe përgjegjësitë e tij.
Drejtori i Përgjithshëm i Aviacionit Civil, Ervin Mazniku, sqaron se krijimi i këtij komiteti ka për qëllim rritjen e sigurisë në aeroporte, të cilat do të parandalonin kërcënimet e mundshme, aktet terroriste etj.
Mësohet se, aeroportet në Shqipëri do të kalojnë të gjitha testet e sigurisë së lartë për fluturime. Konform legjislacionit europian në fushën e sigurisë, është krijuar tashmë Komiteti i Sigurisë së Aviacionit Civil.
Në mbledhjen e parë të Komitetit të Sigurisë në Aviacionin Civil u prezantua legjislacioni i nevojshëm dhe mundësia për bashkërendimin e punëve mes institucioneve për këtë qëllim. KSAC u krijua me vendim të Këshillit të Ministrave më 2 shkurt 2011.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Lajmet kryesore
Ministrave u hiqet buxheti dhe tenderët
Ligji i ri, kompetencat i marrin sekretarët
Pronat, problemet më të mëdha janë burokratike
Mitrovicë, shpërthime të fuqishme
“SHISH, njerëz të lidhur me krimin?”
“Piramidat”, 10% e aseteve pa shitur