E Diel, 1 Nëntor 2026

SHISH njerez te lidhur me krimin


Ditën e fundit të vitit 2007 ambasada amerikane e ka mbyllur duke i dërguar Uashingtonit një kabllogram duke hedhur hije dyshimi se në Shërbimin Informativ Shtetëror kanë mundur të infiltrohen elementë nga krimi organizuar.

Në kabllogramin e  datës 31 Dhjetor 2007 me mbishkrimin “sekret” thuhet se “ka patur shumë incidente kur hetimet mbi krimin e organizuar janë ndalur në rrethana të panjohura ose kanë dështuar në grumbullimin e provave që dyshohej se ekzistonin, duke sugjeruar që mund të ketë penetrim në nivel të ulët të SHISH-t nga elementët e krimit të organizuar, por ne nuk jemi në gjendje të dallojmë mundësi (për infiltrim) në nivele më të larta”.

Raporti nuk bën Militantë të njohur të Partisë Demokratike në pushtet me lidhje të drejtpërdrejta me kryeministrin u emëruan si Shef i Personelit dhe në zyrën e Inspektorit të Përgjithshëm.

Nga kabllogrami i Ambasades Amerikane
Publikuar nga Wikileaks të ditur rastet se kur hetimet kanë dështuar dhe për çfarë çështjesh bëhej fjalë.

Duke analizuar marrëdhëniet e kryeministrit Berisha me SHISH ambasada amerikane ka evidentuar se kryeministri Berisha dhe kreu aktual i SHISH-t, Bahri Shaqiri raportohen si dy njerëz që nuk komunikojnë fare me njëri-tjetrin, por pavarësisht kësaj, pas kthimit të Partisë Demokratike në pushtet, raportohet se së paku dy militantë të PD-së janë emëruar si punonjës të SHISH.

“Militantë të njohur të Partisë Demokratike në pushtet me lidhje të drejtpërdrejta me kryeministrin u emëruan si Shef i Personelit dhe në zyrën e Inspektorit të Përgjithshëm. Shefi i Personelit ka orkestruar disa emërime dhe punësime që nuk përmbushin objektivat e SHISH-t për zhvillimin profesional, megjithëse drejtori Shaqiri teorikisht ka vendimin final mbi të gjitha punësimet".

Shkurtimet buxhetore, të cilat kohët e fundit kanë marrë përmasa drastike, e kanë penguar SHISH në kryerjen e punëve të veta dhe janë perceptuar nga disa njerës brenda agjencisë si një përpjekje për të ndikuar mbi sjelljen e saj. Pavarësisht këtyre sfidave, ka shumë pak prova se shumica e personelit të SHISH-t është dorëzuar përballë ndikimeve specifike politike.

Kabllogrami thotë se shumë hetime të SHISH-t ndaj krimit të organizuar shpesh braktisen për shkak se në Shqipëri një numër i konsiderueshëm zyrtarësh kanë imunitet të gjerë nga hetimi dhe se gjurmët gjatë hetimeve ngjiten lart drejt njerëzve me imunitet mbi të cilët shërbimi sekret nuk heton dot.

Kabllogrami mbyllet me këtë konstatim:

“Si SHISH ashtu edhe Shërbimi Informativ Ushtarak janë partnerë të shkëlqyer të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara. Ka bashkëpunim të ngushtë në të gjitha aktivitetet e informacionit të klasifikuar, përfshirë krimin e organizuar, Kosovën dhe çështje të tjera të stabilitetit rajonal, ashtu siç ka edhe për kundërterrorizmin”.
Wikileaks
“Berisha ka frikë nga Gërdeci”
“Kabllogramet jo të vërteta”
Greqia vonoi NATO-n

if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga politika Topalli: Nuk kundërshtova PS-në
Kryetarja e kuvendit Jozefina Topalli hodhi poshtë deklaratën e kreut të Partisë Socialiste Edi Rama se ajo ka kundërshtuar draftin e Partisë Socialiste për ndryshimin e rregullores, për shkak se ajo mbrojti votimin e hapur në parlament për anëtarët e Gjykatës së Lartë dhe asaj Kushtetuese, për të cilën opozita kërkon shfuqizimin. Paketa e PS-së për parlamentin
Kryetari i Partisë Socialiste e mbështeti fjalën e tij përballë deputetëve të grupit parlamentar në pesë pika kryesore që kanë të bëjnë me objektivat e kësaj force politike në kuvendin e Shqipërisë.
Përzierja e punëve publike me dobësitë e interesat private
Mustafa Nano - Po lexoja dje një lajm në sitet e agjencive italiane të informacionit, që thosh se Antonio di Pietro, ish-heroi i aksionit gjyqësor me emrin Mani Pulite në vitet ’90 dhe kryetari i partisë Italia dei Valori në ditët e sotme, ka vendosur të caktojë të birin si kandidat për në zgjedhjet rajonale të tetorit. Aty ku ka frikë, transparenca është tirani
Andrea Stefani - Po shfaqen shenjat e para që e tregojnë konsensusin për reformat të pamundur. Një propozim i opozitës për ndryshimin e rregullores së Parlamentit ka ndeshur kundërshtimin e vendosur të folëses së Kuvendit. PS: Të tjera fakte për kromin
Deputeti dhe kreu i Partisë Socialiste për Tiranën, Saimir Tahiri ka ritheksuar akuzat ndaj Genc Rulit dhe zv/drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Agron Kuliçaj si të lidhur me kondrabandën e kromit dhe shkelje të tjera në sektorin minerar.

Lajmet kryesore

“Berisha ka frikë nga Gërdeci”
Withers për Jones: Rrezikohet ai, familja dhe ministrat
Shqip - Çfarë po ndodh në Bulqizë?
Procesi “Gërdeci” drejt fundit
“Piramidat”, 10% e aseteve pa shitur

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›