E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mitrovice shperthime te fuqishme


Serbët kanë shkarkuar sërish disa kamionë rërë mbi barrikadën që ndodhet mbi urën kryesore të lumit Ibër.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20.00 të së hënës, ndërsa paraprakisht janë dëgjuar shpërthime të fuqishme që dyshohet të kenë qenë mjete piroteknike.

Sipas zëdhënësit të Policisë së Kosovës për Mitrovicën, Besim Hoti, veprimi i grupeve ekstremiste serbe mund të ketë ardhur si reagim ndaj KFOR-it, i cili gjatë ditës ka hedhur me helikopterë fletushka për largimin e barrikadave.

“Sonte kemi patur grupe ekstremiste të cilat kanë përforcuar barrikadat në qendër DoganatFyle-Citaku, bisedime për doganat dhe vulat Mitrovicë, serbë të armatosur në zonë KFOR, kontroll të imtësishëm udhëtarëve të urës kryesorë të lumit Ibër. Kjo besohet se vjen si reagim për paralajmërimin që KFOR ka kryer paraprakisht ndaj këtyre grupeve se ka përgjegjësinë për të siguruar lëvizjen e lirë.

I gjithë aksioni i ekstremistëve serbë ka zgjatur rreth 4 minuta. Pas kësaj ata janë larguar dhe situata është qetësuar sërish.

Barrikadat kanë izoluar banorët shqiptarë të cilët jetojnë në veri. Në fshatin Çabër të Zubin Potokut, banorët shqiptarë shprehen të vendosur që, pavarësisht presionit dhe provokimeve të banorëve serbë ata nuk do të lëshojnë shtëpitë e tyre. 

Mitrovicë, serbë të armatosur në zonë

Zyrtarë të Komunës së Mitrovicës kanë informacione se në veri lëvizin lirshëm serbë të armatosur, të cilët po përhapin shqetësim mes njerëzve.

Sipas Telegraf, përfaqësuesit e strukturave politike dhe atyre të sigurisë në Mitrovicë në takimin e Komitetit lokal për vlerësimin e sigurisë publike vlerësuan se gjendja në veri vazhdon të jetë e qetë, por shumë e tensionuar. Në këtë takim u theksua problemi i banorëve, sidomos atyre joserbë që kanë mbetur të izoluar.

Nënkryetari i Komunës së Mitrovicës, Riza Haziri kërkoi nga strukturat e sigurisë që sa më shpejt të marrin masa për hapjen e rrugëve dhe eliminimin e barrikadave që janë vendosur në rrugët kryesore të veriut. “Nuk duhet lejuar një grup ekstremistësh që të sfidojnë në mënyrë kaq të rëndë rendin dhe ligjin”.

Policia e Kosovës me mbështetje të EULEX-it dhe KFOR-it është fokusuar në shtimin e masave të sigurisë në lagjet me popullatë të përzier në lagjet dhe fshatrat e veriut”.

De Marnhac dhe Dell në veri: Të largohen barrikadat

Pikat 1 dhe 31 në veri të Kosovës patën vizitorë të vecantë pasditen e së hënës. Shefi i EULEX-it, Xavier Bout de Marnhac dhe ambasadori amerikan Christopherer Dell shkuan në Jarinje dhe Bërnjak.

Në një komunikatë për shtyp të lëshuar nga EULEX thuhet se, Marnhac u takua me personelin e EULEX-it, KFOR-it dhe Doganave e Policisë së Kosovës.

“Lavdëroj përkushtimin dhe punën e tyre nën këto rrethana sfiduese”, u shpreh shefi i misionit evropian për vendosjen e rendit dhe ligjit.

Sipas njoftimit, të dy pikat kufitare janë gati të vihen në funksionim të plotë, por barrikadat që janë ngritur në rrugët aty pranë po pengojnë hapjen e tyre. De Marnhac bëri thirrje që këto barrikada të largohen.

“Kjo i dëmton njerëzit. Ne e bëmë këtë lëvizje për të përmirësuar qarkullimin e mallrave dhe mundësinë e njerëzve për t’i patur ato dhe mendoj se cdo hap pengues është kundër popullatës”, tha shefi i EULEX-it në veri.

Serbia thirrje rezervistëve

Ministria serbe e Mbrojtjes dhe Armata e Serbisë, në ditët e fundit u ka dërguar një letër rezervistëve të luftës që të jenë në gatishmëri për luftë.

Lajmin e bën të ditur selia e Komitetit të Helsinkit në Beograd, që i referohet një mashkulli serb, i cili e ka vënë në dijeni institucionin përmes letrës së marrë.

Letra në fjalë i kërkon këtij personi që të jetë në gatishmëri për gjendje lufte për më 5 tetor 1-22, ka deklaruar drejtuesja e KH, Sonja Biserko, për portalin serb “Danas”.

Sipas saj, letra kërkon që rezervistët të jenë të gatshëm të vendosen në qytetin Pozharevc, në kuadër të tensioneve të krijuara në kufirin Kosovë-Serbi.

Por personi që ka denoncuar letrën ka deklaruar gjithashtu se nuk ka ndërmend t’u bashkohet njësive rezerviste dhe as të mbajë armë në cdo lloj situate.

if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Kosova Festivali i Kukullave në Prishtinë
Në Prishtinë do të organizohet një festival për fëmijë, i cili do të mbledhë trupat e teatrove të kukullave nga të gjitha hapësirat mbarëshqiptare. Shqiptarët e bllokuar ne Cabër
Të bllokuar nga barrikadat, banorët shqiptarë të cilët jetojnë në fshatin Çabër të Zubin Potokut, shprehen të vendosur që, pavarësisht presionit dhe provokimeve të banorëve serbë ata nuk do të lëshojnë shtëpitë e tyre. Vetëvendosje humb dy deputetë
Lëvizja Vetëvendosje nga dita e martë do të ketë dy deputetë më pak në grupin e saj parlamentar në Kuvendin e Kosovës. Ban Ki Mun mbështet procesin në veri
Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Mun, gjatë një takimi në Nju Jork me delegacionin kosovar shprehu mbështetjen e tij per procesin e vendosjes se rendit dhe ligjit në tërë territorin e Kosovës dhe kerkoi vazhdimin e dialogut me Serbinë.
LDK akuza qeverisë për KEK-un
Qytetarët e Kosovës po paguajnë dy herë faturat e energjisë elektrike. Konstatimi vjen nga partia më e madhe opozitare në Kosovë, Lidhja Demokratike.

Lajmet kryesore

“Berisha ka frikë nga Gërdeci”
Withers për Jones: Rrezikohet ai, familja dhe ministrat
“SHISH, njerëz të lidhur me krimin?”
Shqip - Çfarë po ndodh në Bulqizë?
“Piramidat”, 10% e aseteve pa shitur

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›