Ministrave u hiqet buxheti dhe tenderet

Merr jetë projekti i ministrit të Financave, Ridvan Bode, hartuar në vitin 2008, por që në gusht të 2011-s ka hyrë në fuqi.
Bëhet fjalë për ligjin “Për menaxhimin e sistemit buxhetor”, i cili prej disa ditësh ka krijuar pakënaqësi te ministrat, pasi u heq disa kompetenca të forta, siç është hartimi i buxhetit, shpenzimet dhe prokurimet.
Sipas gazetës "Shqip", Ministria e Financave u dha tre vjet kohë dikastereve dhe institucioneve të tjera vartëse, përfshi edhe pushtetin lokal që të merrnin masat për zbatimin e ligjit, në mënyrë që të mos ketë paqartësi.
Nga sa mësohet përmes neneve të ligjit, kompetencat e ministrave i marrin sekretarët e përgjithshëm, të cilët ndryshe cilësohen ‘nëpunës të autorizuar’.
Ligji konsiderohet ‘kushtetuta’ e financave publike, platforma më e re e disiplinimit buxhetor. Mësohet se jo të gjithë ministrat i kanë dorëzuar kompetencat, pasi nuk është vendosur ndonjë kusht apo kriter për kohën se kur duhet realizuar.
Ndryshimet e forta
Edhe pse ishin vënë në dijeni me kohë për rishikimin e ligjit dhe zbatimit të tij në muajin gusht, pothuajse të gjithë ministrave nuk u ka ardhur aspak mirë për tkurrjen e kompetencave, të cilat zhvendosen te sekretarët e tyre.
Duke filluar me hartimin e buxhetit, mënyrën e shpenzimeve, e deri te pagat dhe shpërblimet, të gjitha këto nuk kalojnë pa firmën e sekretarit, kurse ministrit nuk i mbetet vetëm të drejtojë politikisht institucionin.
“Është krijuar një pavarësi e plotë për menaxhimin e financave. Ministri apo drejtuesit e tjerë nuk kanë më të drejta të kontrollojnë buxhetet apo të hartojnë plane veprimi me shpenzimet. Detyra e tyre është drejtimi i institucionit përmes vendimmarrjes politike dhe asgjë tjetër”, sqaron një burim i Ministrisë së Financave.
Tjetër kompetencë lidhet me raportimin. Në ligj thuhet se do të jenë sekretarët dhe jo ministrat që bëjnë raportimet në Kuvend për buxhetin e shtetit.
Prej kohësh ministri Bode kishte ngritur shqetësimin për mënyrën sesi shpenzoheshin fondet e buxhetit dhe forma e raportimit të tyre.
Financat kishin hartuar me kohë edhe planet e reja të përgatitjes së buxhetit, sipas modelit ‘kosto/përfitim’, në mënyrë që çdo lek i dalë nga arka të japë rezultatin e dëshiruar.
Modeli i ri zbatohet edhe në vende të ndryshme të botës, kurse zv.ministri i Financave, në atë kohë (në 2008) Florion Mima, kur propozonte ndryshimet në Kuvend e konsideronte projektin më të mirin të realizuar ndonjëherë.
Detyrat e sekretarit
Funksionet e reja të nëpunësit autorizues (sekretari i përgjithshëm) janë të shumta dhe të përcaktuara në nenin 19.
Nëpunës autorizues në njësitë e qeverisjes qendrore është punonjësi i administratës publike i nivelit më të lartë të shërbimit civil.
Në njësitë e qeverisjes së përgjithshme, që nuk janë pjesë e pushtetit ekzekutiv, nëpunës autorizues është punonjësi i nivelit më të lartë menaxhues, kurse nëpunës autorizues në njësitë e qeverisjes vendore është kryetari i njësisë ose zëvendësi i tij, nëse kryetari vendos ta delegojë këtë përgjegjësi.
“Nëpunësi autorizues është përgjegjës për menaxhimin financiar në njësinë e qeverisjes së përgjithshme”, thuhet në nenin 19.
Përgjegjësitë për menaxhimin financiar përfshijnë përgatitjen, zbatimin, kontrollin e brendshëm financiar, monitorimin, kontabilitetin, raportimin dhe auditimin e brendshëm të buxhetit të njësisë së qeverisjes së përgjithshme.
Nëpunësi autorizues i njësive të qeverisjes qendrore dhe i njësive të fondeve speciale të qeverisjes qendrore raporton edhe përgjigjet përpara nëpunësit të parë autorizues për përgatitjen, zbatimin, kontrollin e brendshëm financiar, monitorimin, raportimin, kontabilitetin dhe auditimin e brendshëm të buxhetit të tyre.
Të gjithë sekretarët raportojnë te nëpunësi i parë autorizues, që në rastin konkret është sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Financave.
Me ligjin e ri, sekretari i ministrit Bode merr kompetencat më të mëdha dhe i delegohen një sërë funksionesh të rëndësishme.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga politika “SHISH, njerëz të lidhur me krimin?”
Ditën e fundit të vitit 2007 ambasada amerikane e ka mbyllur duke i dërguar Uashingtonit një kabllogram duke hedhur hije dyshimi se në Shërbimin Informativ Shtetëror kanë mundur të infiltrohen elementë nga krimi organizuar. “Berisha ka frikë nga Gërdeci”
Vizitës së ndihmës-sekretarit amerikan të Shtetit, Stuart Jones në Tiranë i ka paraprirë një informacion i detajuar se ku duhet ta përqëndronte bisedën me zyrtarët shqiptarë. Topalli: Nuk kundërshtova PS-në
Kryetarja e kuvendit Jozefina Topalli hodhi poshtë deklaratën e kreut të Partisë Socialiste Edi Rama se ajo ka kundërshtuar draftin e Partisë Socialiste për ndryshimin e rregullores, për shkak se ajo mbrojti votimin e hapur në parlament për anëtarët e Gjykatës së Lartë dhe asaj Kushtetuese, për të cilën opozita kërkon shfuqizimin. Paketa e PS-së për parlamentin
Kryetari i Partisë Socialiste e mbështeti fjalën e tij përballë deputetëve të grupit parlamentar në pesë pika kryesore që kanë të bëjnë me objektivat e kësaj force politike në kuvendin e Shqipërisë.
Përzierja e punëve publike me dobësitë e interesat private
Mustafa Nano - Po lexoja dje një lajm në sitet e agjencive italiane të informacionit, që thosh se Antonio di Pietro, ish-heroi i aksionit gjyqësor me emrin Mani Pulite në vitet ’90 dhe kryetari i partisë Italia dei Valori në ditët e sotme, ka vendosur të caktojë të birin si kandidat për në zgjedhjet rajonale të tetorit.
Lajmet kryesore
Pronat, problemet më të mëdha janë burokratike
Shumë probleme janë lehtësisht të zgjidhshme
Mitrovicë, shpërthime të fuqishme
“SHISH, njerëz të lidhur me krimin?”
“Piramidat”, 10% e aseteve pa shitur