Aeroporti “Nënë Tereza”, Bumçi inaguron zyrën e inf. turistik

Për herë të parë është inaguruar pika e informacionit turistik brënda hollit të pritjes së pasagjerëve të Aeroportit të Tiranës "Nënë Tereza". Ajo do te administrohet nga Zyra e Sherbimit Turistik, ne te cilen do te ofrohen sherbime si dhe informacione te detajuara lidhur me destinacionet turistike ne vend për të orientuar të gjithe turistët.
I pranishëm në këtë ceremoni inagurimi , Ministri i Kulturës Aldo Bumci, e vlerësoi ndërtimin e kësaj zyre si një pikë strategjike për promovimin e pikave turistike në vend.
Ambasadori turk, Hasan Ashan, tha se është shumë i lumtur që merr pjesë në këtë event të rëndësishëm për turizmin shqiptar.
“Jam i lumtur që jam pjesë e inagurimit të këtij projekti, i cili ndihmon turistët të marrin broshura, informacione rreth vendeve turistike në Shqipëri. Agjensia TIKA financon projekte të ndryshme në fusha të shumta në Shqipëri.
Nuk ka munguar edhe interesimi i menjehershem i turistit te pare, i cili i`u drejtua zyres per te mare informacion rreth Shqipërisë. Ky projekt u be i mundur nepermjet nje marreveshjeje te perbashket midis TIKA-s, MTKRS-së dhe Aeroportit te Tiranes "Nene Tereza".
Fondi per ngritjen e kesaj njesie te re u mundesua nga TIKA, me një vlerë prej 60.000 euro, ku perfshihet design, prodhimi, instalimi, botimi i materialeve promocionale, asistenca teknike. Së shpejti një zyre e ngjashme pritet të hapet edhe në qytetin e Durrësit.