Masat shtrënguese, Spanja paraqet pakon e kursimit në KE

Qeveria spanjolle ka paraqitur një pako kursimi në vlerë prej 102.1 miliardë eurosh për tre vjet, ndërsa po përpiqet të rikthejë besimin në financat e sektorit publik.
Një deklaratë në faqen zyrtare të kryeministrit Mariano Rahoj, thekson se qeveria ia ka dorëzuar Komisionit Evropian një përshkrim të shkurtimeve të shpenzimeve si dhe rritjen e të ardhurave në vitin 2014.
“Rregullimi” do të shpëtojë 13.1 miliardë euro këtë vit, 39 miliardë euro në vitin 2013 dhe 50. 1 miliardë euro në vitin 2014.
Në deklaratë gjithashtu thuhet se ekonomia e Spanjës do të rritet me një normë prej 1.2 për qind në vitin 2014, kohë kjo kur edhe pritet të fillojë krijimi i vendeve të punës.