E Diel, 1 Nëntor 2026

Aeroporti i Tiranës, ceremoni në nder të Nënë Terezës



Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) me rastin e 100 vjetorit të
Nënë Terezës nderoi kujtimin e misionares së famshme me një ceremoni të vogël. Andrea Gebbeken, Drejtoresha e Përgjithshme Ekzekutive e Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës, vendosi një tufë me lule pranë statujës së Nënë Terezës në aeroport."është një nder i veçantë për Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës që mban emrin e një
personi të jashtëzakonshëm, të vlerësuar botërisht si një humanitare dhe mbështetëse e personave në nevojë. Emri i Nënë Terezës është simbol i përkujdesjes, bashkëpunimit dhe respektit, të gjitha këto karakteristika që kompania jonë me krenari ka arritur t'i ofrojë për udhëtarët shqiptarë dhe ata të huaj", tha ajo.
Nën emrin e Nënë Terezës, TIA vazhdon përpjekjet për t'u ofruar pasagjerëve dhe klientëve të saj shërbimin më të mirë. Kompania përveçse ofron një mjedis të sigurtë dhe të qetë për klientët e saj, u siguron dhe standarde të larta mjedisi pune linjave ajrore që operojnë në TIA, numri i të cilave është gjithmonë në rritje.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›