Memorial për Nënë Terezën në 100 vjetorin e lindjes
Kolana e festimeve shumëplanëshe për Nënë Terezën vijoi edhe me prezantimin e dhurimin ndaj Ministrisë së Kulturës prej Presidentes të Fondacionit "Nënë Tereza", Zonjës Liri Berisha mbi projekt memorialin dedikuar nobelistes shqiptare. Zonja Berisha u ndal tek vlerat e humanistes së lartë për breznitë e të rinjve shqiptarë.
Portreti i Nënë Terezës u vlerësua nga Ministri i Kulturës Ferdinand Xhaferaj i cili u shpreh se memoriali që pritet të realizohet nga qeveria shqiptare nën kujdesin e kryeministrit është konceptuar si një qendër bashkohore muzeale që mund të vizitohet për ditë nga bashkombasit dhe miqtë e Shqipërisë.
Projekt Memorial dedikuar Nënë Terezës i prezantuar nga arkitekti Marin Bicoku është konceptuar nga projektuesit si një ndërtesë në sheshin "Nënë Tereza" në hapësirën ndërmjet kolonave të Rektoratit dhe Qendrës Albanologjike. Kjo ndërtesë me tre katën njërin nëntokësor, vjen në stilin e një muzeu bashkohor turistik, dhe do të ketë shpërndarje në 6 hapësira që nga salla e mikpritjes, e leximit, muzeu në trajtë biblioteke, mediateke me sallë projeksioni, me kopshtin, oborrin dhe sallën e lutjes ku ndodhet dhe relika origjinale me qilimin ku praktikonte lutjet Nëna e Dashurisë njerëzore Nënë Tereza.