Te perndjekurit, lista e plote me emrat dhe kuotat per demshperblimin

Qeveria ka miratuar demshperblimin financiar per nje tjeter kategori te ish-te perndjekurve te regjimit komunist ne Shqiperi. Ne mbledhjen e djeshme, ne zbatim te Kushtetutes dhe te ligjit “Per demshperblimin e ish-te denuarve politike te regjimit komunist”, te ndryshuar, me propozimin e ministrit te Drejtesise, Keshilli i Ministrave miratoi demshperblimin financiar per ish-te denuarit politike dhe per familjaret e te denuarve me denim kapital. Lista e perfituesve eshte 670 familjare te ketyre te denuarve me burg, te cilet do te marrin demshperblimin nga qeveria sipas vendimit te djeshem. Nderkohe qe eshte percaktuar dhe masa e shperblimit per familjet e 47 te denuarve me denim kapital. Ne te njejten kohe jane publikuar dhe emrat e 15 familjeve, per te cilet masa e demshperblimit eshte zero. Sipas vendimit te qeverise, masa e demshperblimit per ish-te denuarit politike dhe familjaret e te denuarve me denim kapital, do te behet me keste, sipas kritereve e kufijve te percaktuar ne ligjin “Per demshperblimin e ish-te denuarve politike te regjimit komunist”, te ndryshuar. Nderkohe qe shuma e llogaritur, transferohet ne nje llogari speciale ne Banken e Shqiperise. Pagesa e demshperblimit per secilin perfitues behet nga Ministria e Financave, ne llogarite personale te ketyre perfituesve, te hapura ne bankat e nivelit te dyte. Ngarkohen ministri i Drejtesise dhe ministri i Financave per zbatimin e ketij vendimi. Nderkohe qe gazeta “Koha Jone” do te botoje sot listen e plote me emrat dhe kuotar per demshperblimin e kesaj kategorie te perndjekurish. Me kete vendim qeveria shqiptare eshte ne linjen e saj te forte te mbajtjes se premtimit per demshperblimin e te gjithe asaj kategorie qe ka vuajtur burgjet e diktatures, kane humbur te afermit e tyre ne diktaturen komuniste. S.P