E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aeroporti perurohet me emrin e Adem Jasharit

Nga Express me 28 nentor 2010 ne ora 1321

Ne Diten e Flamurit Kombetar dhe ne datelindjen e Adem Jasharit duke mos harruar asnjehere sakrificen e tij dhe te deshmoreve te tjere te kombit te dielen eshte bere emertimi i Aeroportit Nderkombetar te Prishtines me emrin e komandantit legjendar te Ushtrise Clirimtare te Kosoves UCK Adem Jashari.

Ne ceremonine solemne moren pjese drejtues te institucioneve te shtetit te Kosoves ministra ne largim familja Jashari perfaqesues nga Republika e Shqiperise etj.

Drejtori menaxhues i ANP-se Agron Mustafa duke folur per historikun e aeroportit ka thene se te gjitha sfidat e reja aeroporti i ka perballuar me sukses dhe ne fund te vitit 2008 eshte certifikuar. Mustafa ka thene se emertimi i ANP-se me emrin e Adem Jasharit i ben te gjithe te ndihen krenar.

Ushtruesi i detyres se presidentit te Kosoves Jakup Krasniqi tha se sot me 28 nentor 2010 ne festen me te lavdishme te shqiptareve po perurojme ANP-ne me emrin e komandantit legjendar Adem Jashari.

147Ky emer nga sot do t146i shoqeroje te gjithe udhetaret per te fluturuar ne ajrin e lire te Kosoves148 ka thene ai duke shtuar se emertimi i sotem i aeroportit tone me emrin Adem Jashari do t146iu sherbeje brezave per te kujtuar historine tone te lavdishme.

Kryeministri ne doreheqje i Kosoves Hashim Thaci ka thene se te gjithe kemi punuar qe te jemi te lire dhe sot te gjithe qytetaret e vendit te lire dhe krenar me pavaresine e Kosoves por pavaresise duhet dhene kuptim me vlerat sublime te luftes clirimtare me njeriun qe i priu kesaj perpjekje per lirin dhe pavaresise komandanti legjendar Adem Jashari.

147Nga sot te gjithe ata qe udhetojne nga Aeroporti Nderkombetar i Prishtines secili ne mendje e ne shpirt sikurse e ka pasur komandanti legjendar Adem Jashari do ta kene ne mendjen e tij kudo qe nisen per ne Bruksel dhe ne gjithe boten. E gezofshim gjithe Kosova te gjithe shqiptaret148 ka thene ai.

Sabit Brokaj perfaqesues nga Shqiperia i cili dha kontribut te madh ne ceshtjen kombetare dhe ne luften clirimtare te Kosoves eshte shprehur i nderuar qe ndodhet ne kete ceremoni solemne dhe falenderoi Qeverine e Kosoves qe mori vendimin per te emertuar ANP-ne me emrin e lavdishem Adem Jashari.

Rifat Jashari ne emer te familjes Jashari ka uruar te pranishmit festat e Nentorit dhe ka falenderuar te gjithe ata qe kane punuar ne kete drejtim qe ANP-ja te mbaje emrin e komandantit legjendar Adem Jashari.

Shpalosja e mbishkrimit te ANP-se Adem Jashari eshte bere nga ushtruesi i detyres se presidentit Jakup Krasniqi kryeministri ne largim Hashim Thaci drejtori menaxhues i ANP-se Agron Mustafa Rifat Jashari Sabit Brokaj Fadil Kodra. /kosovapress/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›