Nderohen heronjte e deshmoret

Krere te institucioneve te vendit dhe subjekteve politike kane filluar kremtimet per festen e 28 Nentorit - Dites se Flamurit me vendosjen e kurorave te luleve tek monumenti i Gjergj Kastriotit - Skenderbeu busti i deshmorit te kombit Zahir Pajaziti si dhe ne varrezat e deshmoreve ne lagjen 147Velania148 ne Prishtine.
Festa e 28 Nentorit - Dites se Flamurit kesaj radhe Prishtinen e ka gjetur te stolisur me ngjyrat kuq e zi dhe me frymen e patriotizmit. Qytetaret qe nga mengjesi kane dale ne sheshin 147Nene Tereze148 per te kremtuar diten e pavaresise shqiptare.
Ushtruesi i detyres se presidentit te Kosoves Jakup Krasniqi ka nisur diten me vendosjen e kurorave te luleve tek monumentet e heronjve dhe deshmoreve ne Prishtine.
Krasniqi Kjo feste eshte lidhur shume here ne histori
Video
147Ne e filluam kete dite te sotme per te vendos kurora para monumentit te Gjergj Kastriotit pasi historia me e lavdishme e popullit tone ka filluar me kete hero. Kjo feste eshte lidhur shume here ne histori dhe shume here nentoret popullit shqiptar i kane dhuruar lirine pavaresine. Ne jemi sot ketu fale ketyre heronjve qe kane qene per breza te tere neper shekuj burim frymezimi per t146u formuar kombi dhe per tu jetesuar lavdia e historia e heronjve dhe deshmoreve te kombit148 ka thene ai.
Nderime dhe kurora lulesh ne monumentet dhe shtatoret e deshmoreve kane vendosur edhe zyrtare te subjekte politike.
Po ashtu qysh oret e paradites ne Prishtine kishin ardhur edhe qytetare nga viset tjera shqiptare.
Me rastin e kesaj dite te madhe jane planifikuar nje sere aktivitetesh ndersa epiqendra e festimit pritet te jete edhe qyteti i Vlores aty ku me 28 nentor te vitit 1912 patriotet shqiptare nen udheheqjen e Ismail Qemailit e ngriten flamurin e pavaresise.
Pas lufterave te gjata tash e 98- vjet me pare delegate nga e gjithe Shqiperia arriten ne Vlore ku edhe shpallen pavaresine ne diten qe ne historine shqiptare njihet si Dita e Flamurit.
Festa e Flamurit qe i bashkon shqiptaret pavaresisht vendosjes se kufijve artificial dhe ndarjes se tyre ne shume shtete tani festohet thuajse me nje fryme te njejte kudo ku jetojne e punojne shqiptaret.