Afatet dhe procedurat e regjistrimeve
14/12/2009 Përzgjidhen emrat e kandidatëve të pranuar në studimet e part-time në fakultetet publike
Për vendet që do të mbeten bosh do të ketë tjetër rishpërndarje të fituesve
Përfundon verifikimi i kërkesave për ndjekjen e studimeve part-time pranë të gjitha fakulteteve publike në vend. Deri në mbyllje të javës sekretaritë mësimore të institucioneve të arsimit të lartë do të qëndrojnë të hapura për të finalizuar regjistrimin përfundimtar të kandidatëve që janë shpallur fitues sipas programeve përkatëse. Humbasin përfundimisht të drejtën për t’u pranuar në këtë cikël studimesh (edhe pse janë shpallur fitues), të gjithë ata persona që nuk paraqiten në afatet e caktuara për të bërë regjistrimin, procedurë e cila nis gjatë ditës së sotme dhe përfundon në mbrëmjen e datës 18 dhjetor 2009. Regjistrimi i kandidatëve fitues do të bëhet vetëm me dëftesën e pjekurisë origjinale të shkollës së mesme. Ndërkohë do të ketë edhe përjashtime. Kështu, në rastet kur kandidati fitues nuk ka dëftesë pjekurie të shkollës së mesme, duhet të paraqesë dublikatë të dëftesës së pjekurisë, lëshuar nga drejtoria e shkollës së mesme dhe të vërtetuar në drejtorinë arsimore rajonale apo zyrën arsimore përkatëse, ose listën e notave të shkollës së mesme, lëshuar nga Arkivi i Shtetit.
Rishpërndarja
Me mbylljen e fazës së parë të regjistrimeve, nëse do të rezultojnë vende të paplotësuara nga kuotat e miratuara për çdo fakultetet, do të bëhet një tjetër shpërndarje fituesish. Në këtë rast do të jetë Ministria e Arsimit ajo që do të përcaktojë kategoritë që do të pranohen në kuotat e parealizuara. Konkretisht, në udhëzimin e regjistrimeve pohohet se “kuotat e pranimeve në studimet e ciklit të parë me kohë të pjesshme dhe edukimin në distancë që mbeten të parealizuara, rishpërndahen sipas institucioneve publike të arsimit të lartë dhe programeve të ndryshme të studimit nga Ministria e Arsimit”. Kjo rishpërndarje pritet të publikohet pas datës 22 dhjetor, kohë në të cilën fakultetet dorëzojnë në ministri listat e plota me emrat e kandidatëve të regjistruar dhe vendeve të mbetura bosh. Megjithatë, prioritet për t’u përzgjedhur sërish gjatë fazës së dytë për këtë cikël studimesh do të kenë kandidatët që janë më afër fituesve të fundit të shpallur për secilin program.
Dosjet
Për këtë vit akademik janë miratuar për ciklin e studimeve të pjesshme rreth 6 mijë kuota pranimesh të shpërndara sipas degëve. Pjesa dërrmuese e këtyre kuotave i përkasin Universitetit të Tiranës, pranë të cilit është shënuar dhe fluksi më i lartë i kërkesave të depozituara për aplikim. Kandidatët që nuk janë shpallur fitues në asnjë program studimi mund të tërheqin dosjen e dokumenteve të dorëzuara për procesin e aplikimit. Por për ta marrë këtë dosje më parë duhet të depozitojnë një kërkesë pranë sekretarisë së fakultetit, në të cilën kërkojnë tërheqjen e dokumenteve.