“Pinjollët e bllokut mbrojnë interesat mafioze”
14/12/2009 Partia Demokratike
Partia Demokratike ka reaguar dje përmes zëdhënëses Erla Mëhilli ndaj protestave që do të nisë sot Partia Socialiste. “Motoja ‘nuk na duhen të huajt’ e pinjollëve të Bllokut dhe punistëve të regjur të kryesuar nga lideri lakuriq Edvin Kristaq Rama, në një kohë kur shqiptarët kanë nevojë jetike lëvizjen e lirë pa viza në Evropë dhe integrimin e vendit në Bashkimin Evropian, dëshmon qartë se këta shokë nuk kanë interesa të tjera përveç mbrojtjes me çdo kusht dhe me çdo çmim të interesave të tyre personale dhe të kupolës së mafies që drejtojnë”, - tha Mëhilli. Sipas saj, Edvin Kristaq Rama, Xhelil Gjoni i ri, Sulë Bushati i ri, Bilbil Klosi i ri, Beqja i ri, Shamku e re, së bashku me anëtarët e vjetër të nomenklaturës komuniste, si Ruçin, Doklen e Gjinushin, shpallën me gojën e kreut të PS-së Edi Rama platformën e re antishqiptare me moton “nuk na duhen të huajt”.