E Shtunë, 31 Tetor 2026

Afatet e pranimit te kërkesave për 8 fakultetet publike

11/11/2009  Masterat e Nivelit të Dytë në Universitetin e Tiranës

Kandidatët e interesuar për ndjekjen e studimeve për master të nivelit të dytë pranë fakulteteve publike në kryeqytet kanë ende kohë për të aplikuar. Burimet zyrtare të Universitetit të Tiranës kanë përcaktuar gjatë ditës së djeshme limitet kohore për pranimin e kërkesave, që ndryshon në varësi të fakultetit. Pranimi bëhet nëpërmjet dorëzimit të kërkesës dhe dosjes së dokumenteve të përcaktuara për secilin program akademik të nivelit të dytë. Përjashtim në këtë rast bën vetëm Fakulteti i Histori-Filologjisë, i cili e ka mbyllur prej ditësh procesin e aplikimit dhe ka shpallur listat e kandidatëve fitues, të cilët duhet të regjistrohen për nisjen e studimeve në këtë program.

Afatet

Pas miratimit të vendimit me rishpërndarjen e kuotave sipas degëve, fakultetet kanë nisur menjëherë procedurën e pranimit të kërkesave për vitin akademik 2009-2010. Bazuar në kalendarin e publikuar nga Universiteti i Tiranës, në Fakultetin e Shkencave Sociale pranimi i dosjeve pranë sekretariateve ka filluar dhe afati i fundit i aplikimit është data 16 nëntor. Ndërsa në Fakultetin e Drejtësisë dorëzimi i dosjeve të aplikimit ka nisur më datën 4 nëntor dhe si afat i fundit i pranimit është përcaktuar data 18 nëntor. Gjithashtu aplikimet kanë nisur dhe pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës që më 2 nëntor dhe pritet të përfundojnë më 20 nëntor. Pranë departamenteve të Fakultetit të Ekonomisë janë përcaktuar të gjithë personat që kanë të drejtë të japin testin e pranimit në programet e masterit, ndërsa testimi do të bëhet më 21 nëntor. Për sa i përket Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, ka përfunduar procedura e aplikimit. Nga ana tjetër, janë mbyllur aplikimet për degë të caktuara. Konkretisht, në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë aplikimet kanë përfunduar dhe janë shpallur fituesit, të cilët duhet të regjistrohen deri më 16 nëntor për të nisur studimet në masterat e nivelit të dytë të ofruar nga ky fakultet. Për të fituar një Diplomë të Masterit të Nivelit të Dytë (MND) studenti duhet të ketë grumbulluar të paktën 60 kredite. ogramet e studimeve “Master i Nivelit të Dytë” u ofrojnë të diplomuarve, me një diplomë të nivelit të dytë, arsimim dhe trajnim të një niveli më të lartë shkencor ose profesional

Fituesit

Aplikimet në programet “Master” të nivelit të dytë në Universitetin e Tiranës zhvillohen sipas procedurave dhe kritereve të përcaktuara nga çdo fakultet. Si pasojë, datat, dokumentet dhe mënyra e përzgjedhjes është e ndryshme në varësi të vendimeve të marra nga dekanatet përkatëse. Pas mbylljes së afateve të dorëzimit të dosjeve dhe kërkesave nis dhe faza e selektimit të fituesve për rastet kur fluksi i kërkesave është më i lartë se numri i kuotave të miratuara. Prioritet në përzgjedhje do të kenë të gjithë kandidatët që kanë mesataren më të lartë të studimeve të larta. Pas shpalljes së fituesve sekretaritë e fakulteteve do të fillojnë regjistrimin, për t’i hapur udhë më pas nisjes së vitit të ri akademik për këtë cikël studimesh pasuniversitare.

Kreditit/diploma

Për të fituar një Diplomë të Masterit të Nivelit të Dytë (MND) studenti duhet të ketë grumbulluar të paktën 60 kredite. Programet e studimeve “Master i Nivelit të Dytë” u ofrojnë të diplomuarve, me një diplomë të nivelit të dytë, arsimim dhe trajnim të një niveli më të lartë shkencor ose profesional. Këto programe realizohen me jo më pak se 60 kredite dhe zgjatja normale e tyre është minimumi një vit. Në përfundim të këtyre programeve të studimeve jepet diploma “Master i Nivelit të Dytë” (MND).

Afatet e pranimit të kërkesave

Fakulteti i Drejtësisë deri më 18 nëntor

Fakulteti i Shkencave të Natyrës deri më 20 nëntor

Fakulteti Ekonomik konkursi më 21 nëntor

Fakulteti i Gjuhëve të Huaja kanë përfunduar aplikimet

Fakulteti Histori-Filologjisë janë mbyllur aplikimet

Fakulteti i Shkencave Sociale deri më 16 nëntor

Konkursi tek Ekonomiku

Pranimet në ciklin e studimeve për master pranë Fakultetit të Ekonomisë do të përzgjidhen pas zhvillimit të konkursit ndërmjet kandidatëve. Drejtuesit e këtij fakulteti kanë deklaruar se për arsye objektive zhvillimi i konkursit do të bëhet më datën 21 nëntor në orën 14:00 dhe jo më datën që ishte planifikuar më parë. Po sipas të njëjtave burime, thuhet se kandidatët që kanë aplikuar për këto kuota në ditën e konkursit detyrimisht duhet të mbajnë me vete një dokument identifikimi. Rezultatet e arritura nga aplikuesit do të jenë definitive në përcaktimin e fituesve sipas kuotave të miratuara nga qeveria për këtë vit.

Kriteret e përzgjedhjes

Pas mbylljes së afateve të dorëzimit të dosjeve dhe kërkesave nis dhe faza e selektimit të fituesve për rastet kur fluksi i kërkesave është më i lartë se numri i kuotave të miratuara. Prioritet në përzgjedhje do të kenë të gjithë kandidatët që kanë mesataren më të lartë të studimeve. Kriteret e përzgjedhjes do të aplikohen për të gjitha ato degë në të cilat ka pasur fluks të lartë kërkesash gjatë aplikimeve, në krahasim me kuotat e miratuara. Pas shpalljes së fituesve sekretaritë e fakulteteve do të fillojnë regjistrimin, për t’i hapur udhë më pas nisjes së vitit të ri akademik për këtë cikël studimesh pasuniversitare.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›