Robbie Williams: Çfarë turpi, jam një popstar

Çka do të kisha bërë po të mos isha bërë një popstar? Do të isha bërë përnjëmend trashaluq. Pastaj skam diplomë, nëna ime sdo të kishte qenë aspak e kënaqur me mua... paj, ndoshta do të kisha shitur marihuanë. Albumi i tij më i ri titullohet Reality Killed the Video Star.
Unë nuk jam një yll i rokut thotë -. Nëse rokun e ke brenda vetes, shihet nga mënyra se si lëviz. Kam provuar të bëj albume sexy, inteligjente, trallisëse. Po sia kam dal mbanë. Mua më pëlqen muzika pop.
I dashur Robbie, ju jeni katolik e në singlin Bodies këndoni pikërisht për religjionin. E praktikoni?
Jam edukuar si katolik, me ndjenjat e mia të fajit. Po një ditë në shtëpi, në Los Angeles, po shikoja një dokumentar që tregonte se si tempujt dhe simbolet e krishtera u kishin përkitur më parë religjioneve të tjera. Kështu lindi kjo këngë, e vura në disk ngase i pëlqeu Ayda-s, të fejuarës sime. Jam një katolik paksa kështu, nuk shkoj më në Meshë, sigurisht se në kohëra të vështira Zoti mund të kthehet pa problem. Kur jam i lumtur mendoj se ai nuk ekziston, kur jam fatkeq, them: kurrë si dihet...
Revistat e gosipit dhe ato muzikore ju rrëmojnë dhe botojnë gjithçka për ju: në këtë degë, anglezët janë të tmerrshëm. Ju keni një presion të madh mbi veten, por jepni përshtypjen se janë i pambrojtur. Nuk keni ndërtuar një mur mbrojtës, tash që jeni 35 vjeç?
Jam në siklet nga fakti se sa i brishtë jam; e kam të pamundur të vetëmbrohem. Tërë fuqia ime tretet kur paraqitem para publikut, Tv më terrorizon. E kam të vështirë edhe të shkoj të flas për diskun. Anglezët? Ja pse jetoj jashtë: këtu rri i mbyllur në shtëpi në Chelsea, kurrë nuk dal, kurrë. E kuptoj pse George Michael ka incizuar vetëm katër albume, e Morrisey incizon një në shtatë vite.
Ju ia keni dedikuar Michael Jackson-it Morning Sun. Disi i njëjti panik, i juaji.
Flas me shumë yje. Të gjithë rrinë në shtëpi, e kështu bënte edhe Michael. E kam kuptuar arsyen e pilulave qetësuese dhe kundër dhimbjes; po për të ka qenë një histori e gjatë, për mua ka zgjatur vetëm disa muaj. Mua, në koncerte, nganjëherë më ecte mirë, në të tjerat përfshihesha nga frika: në Dublin, në fillim të turneut të fundit, ishin 3 milionë e 600 mijë persona që kishin blerë biletat; unë e mendoja këtë dhe hipa në skenë duke vazhduar të pyetem: Po çka dreqi jam duke bërë?. Prandaj nuk do të shkoj në turne këtë herë, për të mos përfunduar kështu.
Njëri nga zërat më këmbëngulës, është kthimi juaj në Take That.
Paj po, në këtë më masakrojnë. Të themi kështu: më pëlqen muzika pop dhe kërkoj gjithmonë albumin e pamundshëm. Take That kanë bërë një disk të lehtë dhe të ndershëm, që më ka pëlqyer: bëjnë një jetë të shkëlqyeshme, ata. Janë një gang. E unë isha me ta, e tash jam vetëm. Të themi se ajo që më intereson është gang-u.
Ju jeni i kënaqur me jetën tuaj, pra?
ka punë të rënda, ka njerëz që skanë të hanë. Mentalisht, më duket i vështirë ky zanati im, edhe pse jam krenar për ato pothuajse 60 milionë albume të shitura. Megjithatë, nëse shikon në humnerë, humnera pastaj të shikon ty. Argëtohem me të fejuarën time, por është një jetë boshe po ta shikosh hollë e hollë. Pastaj njerëzit, në ambientin tonë, e marrin tepër seriozisht, do të duhej ta bëja edhe unë këtë, ama janë vetëm këngë. Tash recesioni ua fut frikën të gjithëve: dhe kërkojnë të kapin gjithçka, para se gjithçka të zhduket.
Si do të jetë jeta e artistit kur të zhduken disqet?
Babai im ishte entertainer, e ka lënë atë punë pas suksesit tim, ama si mungon asgjë. Nuk jam njeri ambicioz, dua vetëm të kthehem në Los Angeles te qentë e mi. E pastaj po, është e vërtetë, do të mund të kthehesha gjithmonë në turne: thonë të gjithë ata që tërhiqen, por pastaj se bëjnë më, se përndryshe sdinë çfarë të bëjnë.