E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjata: Ankimimet e PS nuk kane efekt ne rezultatin per Tiranen

Ish-kryetari i Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, Clirim Gjata deklaron se ankimimet e Partise Socialiste per zgjedhjet ne Tirane, nuk mund te behen ne instanca me te larta juridike. Ne nje prononcim per mediat, Gjata shprehet se dhe varianti per nje ankese ne Gjykaten Kushtetuese, nga ana e Partise Socialiste do te ishte nje vendim qe do te rrezonte procedurat e ndjekura nga KQZ-ja. Gjata shprehet gjithashtu se edhe nese socialistet i drejtohen gjate kesaj kohe kesaj gjykate nuk do te mund te pezullojne ose ngrijne perkohesisht shpalljen e fituesit sipas KQZ-se. “Gjykata Kushtetuese nuk eshte shkalle gjykimi. Nuk i hyn problemit se kush ka te drejte, domethene sa flete u gjeten ne nje kuti, apo ne nje tjeter. Nuk i hyn themelit te ceshtjes. Pra, shqyrton vetem kushtetutshmerine. A ka qene procesi i rregullt, konform gjithe procedurave qe parashikon Kodi Zgjedhor, apo jo?”, shprehet Gjata. Ankimi ne gjykaten Kushtetuese dhe ne Komisionin e Venecias jane variante te diskutuara nga Partia Socialiste, por qe asnje here nuk jane ndermarre nisma konkrete ne kete drejtim. Per kete ceshtje, Gjata argumenton se nje ankimin ne kete institucion nuk pengon KQZ-se qe te vazhdoje proceduren ne zbatimin e vendimit te Kolegjit Zgjedhor. “Nuk pengon shpalljen e rezultatit. Procesi mbyllet, shpallet rezultati, del fituesi, fillon punen dhe me pas kur te shpallet vendimi, si te thuash, shohim e bejme. Vendimet e Gjykates Kushtetuese nuk kane fuqi prapavepruese. Nuk merret me keto histori, por thote vetem gjerat qe vijne ne kundershti me Kushtetuten”, shprehet juristi Gjata. Ai thekson se rekomandimet qe mund te jap Gjykata Kushtetuese lidhen vetem me permiresimin e bazes ligjore dhe shmangien e precedenteve te ngjashem ne zgjedhjet e radhes. Sipas tij edhe koha fizike per nje nisme te tille nuk eshte me e mjaftueshme. “Sikur sot te filloje Gjykata Kushtetuese do minimumi 6 muaj, por kesaj ceshtjeje nuk dijet se kur do t’i vije radha. Nese ajo neser konstaton pakushtetutshmerine, mund te sherbeje per te rregulluar ligjin”, shprehet Gjata. Pak dite me pare, Partia Socialiste kerkoi me ane te Sekretari Organizativ, Blendi Kolosi dergimin per shqyrtim te problemeve ne Tirane ne Komisionin e Venecias. Selia roze kerkoi dhe nderhyrjen e nderkombetareve per kete ceshtje. Nderkohe qe Sekretari i Pergjithshem i Keshillit te Evropes deklaroi se ishte i gatshem ta dergonte ceshtjen e interpretimit te fleteve te votimit qe jane gjetur ne kutite e gabuara, por per te shmangur pengesat ne zgjedhjet e ardhshme.

Q.Xhani

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›